Foto: KALLXO.com

Klinika e Coronavirusit në Prishtinë, ku mbizotron atmosfera e aparateve të tingujve të zemrës

Sa po të hysh në Klinikën e Mjekësisë Sportive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ‘qetësia të rrëmben’.

Nga xhirimet e bëra nga KALLXO.com brenda kësaj klinike vërehet një qetësi nëpër dhomat e pacientëve por këtë qetësi të zymtë po e thyejnë aparatet të cilat po matin çdo rrahje të zemrës të secilit pacientë të shtrirë në këtë Klinikë.

‘Lufta’ bëhet më e lehtë kur afër vetës ke aleat. Në këtë rast aleatët më të mirë të kësaj lufte padyshim që janë stafi shëndetësorë, i cili po përkujdeset për këta pacientë.

Mjekë e infermier të veshur me rroba mbrojtëse të cilat bartin ngjyrë të kaltër, sikur dëshirojnë të thonë se ne kemi forcë të tejkalojmë çdo gjë bashkë.

Larg familjes por në përkujdesin e ‘familjes së dytë’ po kalojnë ditët e vështira shumica e pacientëve të shtrirë në këtë klinikë. Gjendja e të cilëve nuk është e mirë.

Anëtarët e familjarëve të tyre presin jashtë mureve të kësaj klinike për të marrë ndonjë informacion për familjarët e tyre. Informacionet i marrin në mesditë gjithsecili prej tyre.

KALLXO.com javën e kaluar ka qenë në oborrin e kësaj klinike për t’i dëgjuar brengat e familjarëve të cilët janë në pritje të një lajmi të mirë.
Njëri prej tyre i cili ishte duke pritur raportin e mjekëve për babin e tij rrëfeu ‘rrugëtimin’ nga momenti i shfaqjes së simptomave e deri tek shtrirja në Mjekësin Sportive.

“Simtomat e para që ju kanë lajmëru babës ka qenë e martë 23 qeroshor. Babi im i bën 64 vjeç edhe pak, gjithmonë ka pasë shëndetë të mirë.
Pas fillimit të simptomave që na nuk dimë nëse kemi pasë kontakt me dikë, ka qenë i izolum për 4 muaj rresht”, tregon ai.

“Në fillim ka shku u lajmëru në Qendrën e Mjekësisë Familjare i kanë thënë që nuk ke kurgjo, është një ftohje e zakonshme. Filloj gjendja me iu përkeqësu, temperatura i ka shku deri në 40. Kemi shku në shtëpi të Shëndetit, i ka thënë që është në gjendje normale i kanë dhënë tre ditë injeksione. Pas atyre ditëve ka vazhdu me ju rritë temperatura deri në 41 dhe filloi me ju vështërsu frymëmarrja e sidomos natën kishte probleme më shumë. Kemi kërku me bo testimin, na kanë thënë që nuk mundesh me hy në listë. Përmes disa të njofshëm familjarë kemi intervenu për test. Më ka thirrë familjari më tha nëse mundesh brenda pesë minutave me ardh në pjesën e QKUK-së me bo një testim, dhe kemi mujt me mrri me bo testimin atë ditë”, rrëfen ai.

“Na ka lajmëru brenda ditës që ka dalë pozitiv. I kanë thënë rri në shtëpi dhe izolohu me gjithë familjarët. Gjatë asaj nate i kanë fillu ethet. Kur kemi ardh në Infektivë na kanë thënë është mirë me u shtri në spital, por të shikojmë në ora 14:00 a do të lëshohet ndonjë vend, dhe na e ka përshkruar terapin për me marrë. E ka bo edhe fotografimin (rentgenin) dhe anën e djatht të mushkrive doli se ka hijëzime shumë të mëdha. Atë ditë nuk kemi mujt me shtri në Infektivë se nuk ka pas vend. Gjatë natës ju ka përkeqësu gjendja. I kam ble paisjet për me ia matë vlerat e oksigjenit në trup ka pase 85- 86 oksigjenin”, tregon ai.

“Mjeku më tha me pru nesër herët në mëngjes, kemi ardh dhe kemi prit deri sa është gjetë një vend i lirë dhe është shtru (në Spital) më 1 korrik.
Dy antibiotikët që i ka pasë për mushkri dy ditë i kanë dhënë prej spitalit, në ditën e tretë ka pasë mungesë të tij edhe kam ble unë vazhdimisht. Në momentin që nuk ka pas antibiotik motra i ka dhënë vetëm materialin që e ka pasë, qato barna që i kanë dhënë dhe ka vazhdu tutje, nëse ti nuk ke qëndru brenda edhe me i thon ai ke dhënë filan antibiotikun, ajo ka thënë s`ka edhe është dasht me ja dhënë unë, nëse unë nuk kam qenë aty me ia dhënë antibiotikun për me ia dhënë në infusion atëherë ka vazhdu pa e marr barin. Është e kuptueshme që nuk kanë mujt me i mrri (gjitha punët), se ka qenë numër shumë i madh (i pacietëve) dhe nuk ka mujt motra me i mrri është dasht me nejt me ja ndrru bocën unë vet. Po unë e kam bërë ndrrimin e bocave. Ato (infermieret) kanë qenë shumë të angazhune, por kanë qenë vetëm dy motra në një repart. Aty (në Klinikën Infektive) është një neglizhencë e menaxhimit. Ka pas raste ku terapia i është vonu deri në ora 12 mesdite, sepse ka pas raste me vështërsi kanë intervenu aty e  pacientët tjerë kanë mbetë deri sa u kry. Terapia ka fillu prej 9 deri 10 ose prej 21 deri 22, gjatë kohës së terapis u dashke me qenë gjithqysh aty”rrëfen djali të cilit i ështyë infektuar babai me COVID-19

Tutje ai thotë se pasi e kanë transferu në dhomën me oksigjen gjatë ditës ka qenë mirë, por gjatë natës gjendja i është përkeqësuar babait të tij.

“Më vonë kam shku me ndrru (rrobat), kanë ardh disa persona me kolicë dhe në atë moment ka ardh motra dhe ka thënë se babi yt duhet me u transferu në Mjekësisn Sportive për shkak se atje e kçyrin më mirë. Prindi ka qenë në gjendje të mirë, ka hy vetë në kolic, por nën përcjelljen e bocës së oksigjenit, nuk ka mujt me nejt pa oksigjen asnjë moment. Gjatë transferimit e kanë pru një bocë të vogël por nuk ka pas oksigjen të mjaftueshëm e kam marr bocën tem që e kam blerë edhe ia kam vendos vetë për me ngi frym, me atë bocë e kemi sjell deri në mjekësi Sportive. Më nuk kam pas informata atë ditë, më thanë që në ora 13:00 dalin për me dhënë informata për të gjithë. Në ora 13:00 më thanë që baba ka pasë arrest kardiak iu ka ndal zemra një moment, por për fat kanë qenë mjekët aty dhe e kanë ndihmuar dhe i është rikthyer zemra me intubim”, thotë ai.

“Në ditën e parë më kanë thënë se ka problem me zemër, me mushkri me vibracione, më vonë më ka ardh informata që ka pas mpiksje të gjakut dhe për atë ka shkaktu arresti kardiak, të nesërmen që po i bjen të enjten më kanë thënë se e ka gjendjen e njëjtë, pra nuk është stabile. I vetmi sukses ka qenë se nuk ka pas arrest kardiak. Më herët nuk i ka pas asnjë nga këto probleme. Sot kur vjen puna për me marr në ora 13:00 informacione, presim kah 20 a 30 familjarë del një person i gjinisë femrore nuk e dim nëse ka qenë doktoreshë, infemiere apo mirëmbajtëse nuk dua të diskriminoj asnjë, por të gjithë kanë uniformën e njëjtë dhe nuk mundemi me i vërejtë. Sot (e premte) nuk ka mjekë me na informu. Rreth orës 14:00 vjen një person jashtë këtij objektit (Mjekësisë Sportive) me mantil dhe thotë erdha me ju informu në pika të shkurta se sot nuk mundemi me ju informu të gjithëve.
Nuk po na japin informacione të plota ka informacione shumë të mangëta”, rrëfehet personi i cili për shkaqe të sigurisë dëshiroi të mbesë anonim.

Pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në Infektive, Pulmologji dhe në Neorologji.

Deri më tani në nivel vendi më coronavirus janë të infektuar 5237 persona, 2462 të tjerë janë shëruar dhe 112 kanë vdekur.