Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Klinë, vdes aksidentalisht duke punuar me traktor

Një person në fshatin Kryshevë e Madhe në Klinë ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

Policia ka bërë të ditur se viktima dyshohet se ka vdekur aksidentalisht derisa ishte duke punuar me traktor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:40.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore, ndërsa rasti nga ana e policisë po trajtohet si hetim i vdekjes.