
Ilustrim: Naser Fejza
Klinë, tre të plagosur, njëri me armë të zjarrit dhe dy me mjete të forta
Tre persona janë plagosur në një incident që ka ndodhur sonte, më 23.02.2025, rreth orës 22:40, në fshatin Jashanicë të Klinës. Njëri dyshohet se është plagosur me armë të zjarrit e dy me mjete të forta.
Policia ka bërë të ditur për Kallxo.com se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
“Rreth orës 22:40 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë të plagosur, njëri dyshohet prej armës së zjarrit, derisa dy tjerë me mjete të forta. Të lënduarit janë nisur për në Emergjencë të Spitalit Rajonal” – tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Policisë, për momentin është një person i dyshuar dhe i njëjti është në arrati. Derisa, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.