Klinë, sulmohet me armë teksa po voziste veturën

Një qytetar ka raportuar se derisa ishte duke vozitur gjatë përballëkalimit nga një veturë është shtënë në drejtim të tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16 :40 në Klinë.

Viktima ka thënë se nuk është qëlluar as ai as vetura.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.