Ilustrim

Klinë, rrahje mes dy grave në një klub nate

Në klubin e natës, i cili gjendet në fshatin Gremnik të komunës së Klinës, dy gra janë rrahur ndërmjet vete.

Ky incident ka ndodhur pasi të dyja gratë kanë qenë në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit, të njëjtat janë dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.

Rasti, i cili po trajtohet si sulm, ka ndodhur dje pak pas mesnatës.