Klinë - 14.03.2020

Klinë, në kërcënim të armës vidhen telefona e stoli ari

Tri gra nga Klina kanë raportuar se  gjatë kohës sa kanë qenë në shtëpi, tre persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tyre dhe duke përdorur forcë ndaj tyre u janë grabitur telefonat, dhe stoli ari.

Në raportin e Policisë thuhet se personat janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti shkon në procedurë hetimore.

Rasti ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes.