Foto: BBC

Klinë - Mjeku kapet duke punuar, dyshohet se pati kontakt me të infektuar me coronavirus

Një mjek është hasur dje duke punuar në klinikën e tij private, në kundërshtim me masat e marra kundër përhapjes së coronavirusit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë rreth orës 17:00.

Policia njofton se mjeku është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar.

Kujtojmë së deri më tani numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë është 71.

Qeveria tashmë në detyrë ditë më parë ka marrë vendim për kufizimin e qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve.