Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Klinë, gruaja raporton në Polici burrin dhe kunatin për dhunë
10.12.2024 - 11:57
Një grua në Klinë ka raportuar në Polici se bashkëshorti dhe kunati kanë ushtruar dhunë ndaj saj.
Rasti raportohet se ka ndodhur derisa të njëjtit kanë qenë në Gjermani.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për kontroll mjekësore.
Ndërsa, thuhet se me 09.12.2024 janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.