Ilustrim

Klinë, godet me veturë fëmijën këmbësor

Një fëmijë këmbësor është dërguar në QKUK pas lëndimeve që ka pësuar pasi është goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës dje rreth orës 13:20.

Sipas Policisë, vozitësi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin – i mitur si dhe ka dëmtuar rrethojën e shtëpisë së ankuesit.

Me vendim të prokurorit, vozitësi është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.