Klina. Foto: Kallxo.com
Klinë, gjendet pa shenja jete shtetasi i Shqipërisë
26.5.2022 - 09:59
Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Klinë.
Policia thotë se rasti është raportuar në ora 10:00.
Sipas policisë, njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Tutje është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rasti sipas policisë është në procedurë hetimore.