Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Klinë - Gjenden mbetje mortore, dyshohet të jenë nga lufta e fundit

Në fshatin Pogragjë të komunës së Klinës janë gjetur mbetje mortore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës nga Policia rajonale në Pejë.

“Rreth orës 13 policia e Klinës është njoftuar se në Pogragjë gjatë hapjes së kanalit për ujitje kanë hasur në disa eshtra, Dyshohet për mbetjet mortore të dy personave në vend të ngjarjes janë përgjigjur policia të cilët kanë njoftuar ekipin për persona të zhdukur”, ka thënë ai.