FOTO: Ilustrim

Klinë: Burri tenton ta ngulfas gruan

Një burrë është arrestuar  dy ditë më parë në Klinë.

Policia ka njoftuar se burri kishte rrahur e më pas kishte tentuar ta ngulfas gruan e tij.

Pas kësaj ngjarje gruaja ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si vrasje në tentativë dhe dhunë në familje.