Foto: Ilustrim

Klinë: Arrestohet pronari i lokalit të bixhozit dhe pesë persona të tjerë

Gjashtë persona janë arrestuar në Klinë pasi të njëjtit ishin duke luajtur bixhoz në një lokal.

Rasti ka ndodhur dje pak para mesnatës.

Me urdhër të prokurorit pronari i lokalit është dërguar në mbajtje ndërsa pesë të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.