Foto: KALLXO.com Ilustrim

Klinë, arrestohet për vjedhje të baterive të kamionëve

Një person është arrestuar pasi po dyshohet se është autor i vjedhjes së disa baterive të kamionëve.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës të premten rreth orës 22:50.

Vjedhja dyshohet se ka ndodhur në dy depo të ndryshme.

Bateritë e vjedhura nuk janë gjetur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.