Ilustrim

Klinë, arrestohet për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës njofton se në lagjen “Arbëria” në Klinë ka arrestuar një burrë të dyshuar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë copë fishekë.

Sipas Policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti është duke u hetuar.