Klinë - 13.03.2020

Klinë, arrestohet pasi bashkëjetonte me një të mitur

Një person është arrestuar në Klinë pasi që i njëjti po dyshohet se bashkëjetonte me një person të mitur.

Policia ka njoftuar se arrestimi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 11.

Një burrë po dyshohet se bashkëjetonte me një vajzë të mitur, shtetase e Malit të Zi.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

E mitura është marrë nga një familjar i saj.