Ilustrim

Klinë, arrestohet një person pasi kapet me armë

Një person është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit pasi të njëjtit i janë gjetë armë pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 22 copa fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, në raportin 24 orësh të forcave të rendit.