Ilustrim - Policia në aksion

Klinë - Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një vajze

Policia në Klinë ka njoftuar se para disa ditëve ka arrestuar një person të dyshuar për rrëmbimin e një vajze.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar pasi që ka rrëmbyer një vajzë, dhe ndaj të njëjtës kishte ushtruar dhunë fizike.

Viktima e këtij rasti sipas policisë ka arritur që të ikën nga i dyshuari dhe të lajmërohet në polici.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që pas intervistimit, i dyshuari të dërgohet në mbajtje.