Klinë, arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj bashkëshortes

Në Klinë është arrestuar një i dyshuar për dhunë familjare dhe kanosje.

Sipas Policisë, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 25 tetor rreth orës 17:10.