Ilustrimi: Pixabay

Klinë, arrestohet e dyshuara që shpërndau në rrjete sociale foto dhe video të dy grave

Një grua është arrestuar nën dyshimin se ka hapur llogari të ndryshme në rrjete sociale dhe ka shpërndarë foto dhe video të dy grave të tjera.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 01:00 në Klinë.

E dyshuara, pasi që është intervistuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “ngacmim”.