Ilustrim Foto: KALLXO.com

Klinë, arrestohen dy të dyshuar për vjedhje, motoçikleta i kthehet pronarit

Stacioni policor në Klinë më 16.11.2022 ishte njoftuar nga viktima se para një lokali në rrugën “Sadik Rama” në Klinë i ishte vjedhur motoçikleta me targa vendore.

Lidhur me rastin, Policia përmes një njoftimi bëri të ditur se sot janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale – vjedhje dhe blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.

Nga Policia tutje theksohet se është sekuestruar motoçikleta, e cila pas përfundimit të proceduarve ligjore i është kthyer pronarit legjitim.

Derisa, pas intervistimit, personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje pёr 48 orë.