Klinë, 5 të arrestuar për vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar sot në Klinë nën dyshimin për veprat penale – vrasje në tentativë dhe – pjesëmarrje në rrahje.

Arrestimet ndërlidhen me rastin që ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në Klinë, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, menjëherë pas marrjes së informatës se disa persona fillimisht janë rrahur mes vete, dhe si pasojë e rrahjes dy janë plagosur nga arma e zjarrit, njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia njofton se të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Pas një pune intensive të hetuesve të stacionit policor në Klinë është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre të dyshuar, te të cilët janë gjetur dhe konfiskuar dy armë (pistoleta), dymbëdhjetë fishek cal. 9mm, tre fishekë cal 7.65mm, dy gëzhoja, një brisk dhe një sprej OC.

Për të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te prokurorit të shtetit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.