Klinaku për deklaratën e Kurtit: Presim ftesë zyrtare nga ai

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se është duke i përcjellë zhvillimet e Kuvendit të Kosovës.

Për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili tha se do të anulojë pjesëmarrjen në forumin e Prespës për t`u takuar me udhëheqës të OVL UÇK-së, Klinaku tha se pret ftesë zyrtare e jo nga foltorja e Kuvendit.

“Ne jemi duke i përcjellur zhvillimet e Kuvendit. Kurti tha do ta anulojë vizitën e nesërme. Presim ftesë zyetare sepse nuk është ftesë prej foltores. Po presim”, ka deklaruar Klinaku.

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Në oborrin e Kuvendit janë duke qëndruar pjesëtarë të Policisë dhe Njësisë Speciale.

Protesta e sotme është paralajmëruar nga ana e OVL UÇK, që po kërkojnë tash e sa kohë, që pensioni për veteranët e UÇK-së të përfshihet në Ligjin për paga.

Me 68 vota pro, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë.

OVL-UÇK në vazhdimësi kanë kundërshtuar mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për paga.

Kurti: Po e anuloj pjesëmarrjen në Prespë, do të takohem me udhëheqësit e OVL UÇK-së