Klina si Kina- me ajër të ndotur!

Ajri në Klinë del të jetë i pashëndetshëm.

Sipas matjeve, ndotja e ajrit në këtë qytet ka arritur deri në 160 AQI në mesditë.

Gjendjen e ajrit në Klinë mund ta shihni përmes këtij linku.

Me afrimin e stinës së dimrit, Kosovës po i kthehen edhe ditët e ajrit të ndotur. KALLXO.com ka raportuar sot në mëngjes se ajri në kryeqytet është matur si shumë i ndotur.

Ditë më parë, Ministria e Mjedisit ka vendosur ekrane nëpër disa pjesë të qytetit ku paraqitet niveli i cilësisë së ajrit në kohë reale.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga matësi që gjendet afër Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë.

Mëngjesi e gjen Prishtinën me ajër shumë të ndotur