Naim Berisha, nënkryetar i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar.

"Klanet" në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Gjatë emisionit “Kallxo Përnime” të ftuarit deklaruan se klanet politike dhe të interesit e kontrollojnë Teatrin Kombëtar të Kosovës për vite me radhë.

Flutra Zymi, nga organizata “Qytetarët aktivë”, thotë se në TKK është klani i LDK-së dhe ai i PDK-së.

“Të dy këto parti kanë qeverisur me Ministrinë e Kulturës, por viteve të fundit, kur kanë interes bëhen si vëlla e motër, duke ia plotësuar dëshirat njëri-tjetrit”, tha ajo gjatë emisionit “Kallxo Përnime”.

Por, Naim Berisha, nënkryetari i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar, tha se brenda Teatrit është vetëm një klan.

Ai klan, sipas tij, ka lidhje me të gjitha partitë. “Klani brenda Teatri dirigjohet nga individë të jashtëm që kanë interesa në TKK”, tha ai.

Berisha thotë  se ky klan atakohet vetëm përmes zbatimit të ligjeve.

S’ka më bakshishe me role për veten e shokët – gjykata urdhëron TKK-në të hartojë rregullore për ndarjen e roleve

.