Kjo rrugë mbyllet për qarkullim nesër në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga nesër për shkak të punimeve në rrugë do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit.

Në një komunikatë për media tregohet se bëhet fjalë konkretisht për segmentin prej kryqëzimit me rrugën “Emin Duraku” e deri te kryqëzimi me rreth rrotullimin, pra te stacioni policor në Ferizaj.

“Duke filluar nga ora 07:00 e deri në përfundim të punimeve në implementimin e projektit ‘Rikonstruktimi i rrugës Ahmet Kaçiku’, do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit, konkretisht segmenti, prej kryqëzimit me rrugën ‘Emin Duraku’ e deri te kryqëzimi me rreth rrotullimin, te stacioni policor në Ferizaj”, është thënë në komunikatë.

Tutje është treguar se komunikacioni në këtë pjesë do të zhvillohet në një drejtim.

“Veç, shenjave paralajmëruese për orientim të shoferëve, që do të vendosen nga punëkryesi, Policia Rajonale e Ferizajt, me fillim të zhvillimit të punëve ndërtimore, do të kujdeset për mbarëvajtjen dhe sigurinë në komunikacionin rrugor”, thuhet në komunikatë.

Komuna e Ferizajt ka apeluar te qytetarët, shoferët e automjeteve që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e punimeve në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj.