Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kjo është pasuria e Arben Gashit

Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se posedon një shtëpi banimi me sipërfaqe prej 350m2 dhe 2.5 ari truall, në pronësi të përbashkët.

Këtë shtëpi, Gashi e ka vlerësuar 150 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar se posedon një veturë, që e ka blerë nga kursimet në vitin 2011 dhe e ka vlerësuar 8 mijë euro.

Deputeti Gashi ka deklaruar para të gatshme të mbajtura në TEB Bankë në vlerë prej 20 mijë e 5 euro të përbashkëta, ndërsa 4 mijë euro i ka deklaruar se janë kursime të tij.

Ndërsa ka deklaruar se ka kredi në vlerë prej 30 mijë euro, të cilat thotë se i ka marrë për nevoja familjare.

Të hyrat vjetore të Gashit, janë paga nga Kuvendi i Kosovës në vlerë prej 24 mijë e 5 euro, mëditje nga Kuvendi i Kosovës 1 mijë e 834 euro dhe pagë nga Kolegji AAB në vlerë prej 205 euro.

Kurse të hyrat vjetore të bashkëshortes së Gashit e arrijnë vlerën e 19 mijë e 918 euro, si e punësuar nga Banka Qendrore.