Kjo është mosha e 28 të vdekurve nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit 28 qytetarë të Kosovës kanë vdekur nga COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 14 prej të vdekurve janë të gjinisë mashkullore dhe 14 të gjinisë femërore.

Viktimat janë të moshave të ndryshme: nga grup-mosha 80+ janë 5 persona, të moshës 70-79-vjeç janë 7, të moshës 60-69 janë 8 viktima, të grup-moshës 50-59 janë 6 persona, të grup-moshës 40-49 është 1 person dhe 20-29-vjeç – 1 person.

Numri më i madh i viktimave është shënuar nga Gjakova (4), pasuar nga Obiliqi me 3 dhe Vitia, Prizreni, Fushë-Kosova e Istogu me nga 2 persona dhe disa vendbanime me nga një person.

Aktualisht në vend janë 25,290 raste aktive me COVID-19 dhe sot janë shënuar 489 raste pozitive.