Kjo është lista e ngushtë për garën më të mirëve në Ligën e Kampionëve

UEFA ka publikuar sot listën e lojtarëve që do të garojnë në mes veti për tu zgjedhur si më të mirët në kuadër të Ligës së Kampionëve

Sipas listës së publikuar janë gjithsej nga tre lojtarë për katër pozita.

Pozitat e shpallura janë, portieri më i mirë, mbrojtësi më i mirë, mesfushori më i mirë, si dhe sulmuesi më i mirë.

Ekipet e Chelseat dhe të Manchester Cityt janë dy ekipet të cilat kanë numrin më të madh të lojtarëve që janë duke garuar për shumë pozita.

Ekipi i Chelseat garon me pesë lojtarë ndërsa Manchester City me tre lojtarë, po ashtu ka lojtar edhe nga ekipet tjera si Real Madrid, PSG, Dortmund e Bayern Munich.

Të nominuarit për lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar të Ligëve të Kampionëve janë:

Portierë: Thibaut Courtois (Real Madrid), Ederson (Manchester City), Edouard Mendy (Chelsea)

Mbrojtës: César Azpilicueta (Chelsea), Rúben Dias (Manchester City), Antonio Rüdiger (Chelsea)

Mesfushorë: Kevin De Bruyne (Manchester City), Jorginho (Chelsea), N’Golo Kanté (Chelsea)

Sulmues: Erling Haaland (Dortmund), Robert Lewandowski (Bayern), Kylian Mbappé (Paris)