Kjo është lista e bizneseve që përfituan grante nga Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës e ka publikuar listën e përfituesve të granteve për bizneset e komunës me qarkullim deri në 50 mijë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

KËTU mund të gjeni listën e përfituesve.

Ahmeti ka bërë të ditur se në total kanë përfituar 4,941 biznese, 1,976 mikro biznese me nga 600€ dhe 2,965 biznese te vogla me nga 1,300€.

“Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjell në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave.  Fondet jane nga buxheti i Komunës së Prishtines dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedumin e ekzekutimit të pagesave  nga Thesari. P.S. mund të ndodh që në vend të emrit dikund është shënuar emër i ndonjë banke. Kjo për shkak se emri i bankës së biznesit është shënuar gabimisht në kolumnen e emrit të biznesit nga ATK”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.