Kjo është koha e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë rreth një orë e gjysmë.

Po ashtu, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare kolona është mbi 1 kilometër.

Kurse, në pikën tjetër kufitare me Serbinë, Muçibabë, pritjet për të hyrë janë deri në 30 minuta.

Ndërsa në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë pritjet janë 5 deri 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare fluksi është më i ulët.

Gjithashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se të gjitha rrugët që shpijnë në vendkalimet kufitare janë të kalueshme.