Ilustrim - Pika kufitare në Merdarë, Foto: KALLXO.com
Kjo është koha e pritjes në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë
Kolonat e gjata në disa pika kufitare të Kosovës kanë krijuar pritje deri në 1 orë 40 minuta, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në ora 16:30.
Pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë, deri 1 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova, e 1 orë e 20 minuta për të hyrë.
Më të shkurta janë pritjet në pikat kufitare në Muçibabë dhe në Merdarë. Në Muçibabë qytetarët duhet të presin deri në 1 orë në dalje e 30 minuta në hyrje.
Ndërsa në Merdarë, 20 deri në 30 minuta në hyrje e 10 deri në 15 minuta në dalje.
Në Bërnjak pritjet janë 10 deri në 15 minuta në hyrje e 5 deri në 10 minuta në dalje.
Sipas këtyre të dhënave që janë të publikuara në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të gjithat pikat e tjera kufitare pritjet janë nga 3 deri në 10 minuta maksimum.
Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë gjatë kësaj periudhe ka ndikuar në krijimin e kolonave në pikat kufitare.
Të dhënat në lidhje me pritjet dhe kolonat në 13 pikat kufitare të Kosovës mund t’i gjeni KËTU.