Foto: KALLXO.com

Kjo është koha e pritjes në pikat kufitare për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se për të hyrë në Kosovë dhe për të dalë prej saj pritjet më të gjata janë 30 minuta.

Pritjet në pikën kufitare në Merdarë janë ndërmjet 20 dhe 30 minuta

Përderisa në Jarinje është deri në 25 minuta për të dalë ndërsa për të hyrë 15.

Pritjet deri në 20 minuta po ndodhin edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, si për hyrje ashtu edhe për dalje.

Pritja e gjatë për të hyrë në Kosovën po ndodhë edhe në Vermicë, ku po pritet 15 – 20 minuta.

Ndërsa, pikat Mutivodë dhe Muçibabë janë të kalueshme për vetëm tre deri në 10 minuta.