FOTO: ANP "Adem Jashari"

Kjo është gjendja me fluturimet nga aeroporti ‘Adem Jashari’ për shkak të mjegullës

Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë duke u realizuar me kohë, përkundër kushteve atmosferike.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Përkundër mjegullës fluturimet në aeroport janë duke u realizuar me kohë përveç tri fluturimeve të para në mëngjes të cilat kishin vonesa”, ka shkruar ajo në Facebook.

Mëngjesin e sotëm, Kosova është zgjuar nën mjegull të dendur, e cila ka vështirësuar edhe fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës.