Kjo është gjendja e të plagosurit në Tregun e Veturave

Një person është plagosur sot me armë zjarri në tregun e veturave në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, shefi i Qendrës Emergjente, Gëzim Mustafa për portalin rtv21.tv ka treguar se gjendja e pacientit është jashtë rrezikut për jetë.

“Pacienti i është nënshtruar intervenimit kirurgjik në sallën operative të Emergjencës nga ekipi i kirurgjisë abdominale, ata na thanë është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, Policia është duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar./21Media