Kjo është gjendja e rrugëve, Ministria e Infrastrukturës thërret për kujdes nga vozitësit

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale, si dhe autoudhët janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Sipas këtij institucioni, edhe pse ka patur reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshem, të pastrimit të rrugëve.

“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqitën ngrica herë pas here. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjës gjatë kësaj kohe!”, ka apeluar Ministria në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.