Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Kjo është gjendja e pacientëve me coronavirus në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive në QKUK sot më datë 21 maj janë të hospitalizuar 11 pacientë, prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë 8 pacientë.

Sipas raportit nga Klinika Infektive, i publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, 1 pacientë është në gjendje më të rënduar si dhe 2 pacientë me coronavirus janë në mjekim intensiv.

“Nga 8 raste të infektuar me Covid -19, 5 pacientë janë në gjendje stabile; 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe; 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik)”, thuhet në njoftim.

Hoti ka bërë të ditur se sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 1003 raste pozitive me coronavirus, 772 janë shëruar dhe kanë vdekur 29 pacientë.