Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Kjo është cilësia e ajrit në qytetet kryesore të Kosovës

Cilësia e ajrit në shumicën e qyteteve të Kosovës sot, është e pranueshme.

Të dhënat e Rrjetit shtetëror të monitorimit të cilësisë së ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, tregojnë se cilësia e ajrit është e pranueshme në  Brezovicë, Drenas, Han i Elezit, Drenas.

Ndërkaq, cilësia të dobët të ajrit kanë qytetet Prishtina, Obiliqi dhe Gjilani. Cilësi të mirë të ajrit kanë Peja dhe Mitrovica.

 

Burimi: IHMK

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.