Kjo është cilësia e ajrit në qytetet kryesore të Kosovës

Në shumicën e qyteteve të Kosovës cilësia e ajrit sot është e pranueshme.

Sipas matjeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe  Prishtinë, cilësia e ajrit është e pranueshme.

Ndërsa cilësi e mirë e ajrit rezulton në Drenas, Prizren, Hani i Elezit dhe Brezovicë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë komfor kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Europë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në nëntë komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe GjilanDuke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.