Foto: IHMK

Kjo është cilësia e ajrit në qytetet kryesore të Kosovës

Në shumicën e qyteteve të Kosovës cilësia e ajrit sot është e pranueshme.

Sipas matjeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në orën 09:00, në Gjilan, Drenas, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Prizren, Klinë, Gjakovë dhe Ferizaj, cilësia e ajrit është e pranueshme. Sipas matësit që është i vendosur te Instituti Hidrometeorologjik dhe atij të vendosur te ndërtesa e ish-Rilindjes, në Prishtinë cilësia e ajrit është mesatare.

Ndërsa matësit e vendosur në Brezovicë dhe në Dardhishtë tregojnë cilësi të mirë të ajrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë komfor kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Europë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Për detaje rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit mund të klikoni në LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.