Kjo është cilësia e ajrit në qytetet kryesore të Kosovës

Cilësia e ajrit në disa prej qyteteve kryesore të Kosovës është e mirë dhe e pranueshme.

Kështu tregojnë të dhënat e Rrjetit shtetëror të monitorimit të cilësisë së ajrit, në kuadër të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ajër me cilësi të pranueshme kanë qytetet si Prishtina, Prizreni, Gjilani e Drenasi.

Ndërsa Mitrovica e Peja kanë cilësi të mirë të ajrit.

Me cilësi mesatare të ajrit po përballet Hani i Elezit.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.