Arma e konfiskuar e cila po dyshohet se u përdor në vrasjen e plagosjen në Drenas, Foto: KALLXO.com

Kjo është arma me të cilën dyshohet se u krye vrasja e plagosja në Drenas - FOTO

Një person ka mbetur i vrarë e babai i tij i plagosur mbrëmjen e kaluar në fshatin Gradicë të Komunës së Drenasit.

Një 54 vjeçar mëngjesin e sotëm është dorëzuar te organet e rendit në lidhje me vrasjen e plagosjen, ndërsa kanë filluar edhe procedurat policore ndaj tij.

KALLXO.com ka siguruar edhe fotografinë e armës së sekuestruar, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Arma e konfiskuar e cila po dyshohet se u përdor në vrasjen e plagosjen në Drenas, Foto: KALLXO.com

Vrasja e plagosja sipas policisë është bërë në një pyll në fshatin Gradicë.

KALLXO.com mbrëmjen e kaluar ka raportuar për rastin ndërsa sot është raportuar edhe për dorëzimin e personit të dyshuar.