Foto: Komuna e Skenderajt

Kishin probleme me furnizim me ujë, në 8 shkolla të Skenderajt hapen puse

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief’, nëpër disa shkolla të cilat kanë pasur probleme me furnizim me ujë, kanë bërë hapjen e 8 puseve.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Skenderajt përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, këto puse janë hapur në shkollat: “Vëllezërit Frashëri” në Çubrel, “Idriz Berani” në Klinë të Epërme, “Pavarësia” në Krasaliq, “Shotë Galica” në Runik, “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm, “Drenica” në Polac, “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Poshtëm dhe “Faik Dragaj” në Leçinë.

“Kjo është bërë me qëllim që shkollat të kenë furnizim të rregullt me ujë për të përmbushur nevojat e tyre me qëllim të rritjes së pastërtisë. Komuna do të vazhdojë të përkrahë projekte të tjera”, është thënë në njoftim.