Kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit në Himarë, Policia shpëton dy turistë

Policia e Shtetit ka shpëtuar dy turistë maqedonas që kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit në Himarë.

Sipas njoftimit, njëri nga turistët kishte rrëshqitur dhe kishte marrë lëndime.

“Shërbimet e rendit dhe ato të plazhit pasi mbërriten në plazhin e Filikurit ndërhynë menjëherë dhe ofruan ndihmën e nevojshme, duke siguruar që turistët të nxirreshin në mënyrë të sigurt prej andej. Shtetasja e huaj, e cila kishte pësuar dëmtim të lehtë si pasojë e rrëshqitjes, mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore”- ka njoftuar Policia.