Foto: Kallxo.com

Kirurgët nuk i binden grevës, ata vazhdojnë punën normalisht

Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës nuk kanë përkrahur grevën e nisur nga Federata Sindikale e Shëndetësisë.

Kryekirurgu, Arbër Morina e ka konfirmuar këtë për KALLXO.com. Ai në një deklaratë të shkurtër ka thënë që është dashur më herët të mbahen greva dhe jo tash kur ka përfunduar gjithçka.

“Ne jemi kundër kësaj iniciative sepse është e pavlerë. Në luftë shkohet kur është duke u zhvilluar lufta e jo pas luftës. Kolegjiumi jonë i ka dhënë mendimet e veta në kohën e grevave dhe ne nuk jemi dakord me këtë grevë”, ka thënë Morina.

Në anën tjetër, Mjekët e të tri niveleve shëndetësore sot do të jenë në grevë nga ora 07:00 në mëngjes e deri pasdite në ora 15:00.

Xhemajl Selmani, mjek ortoped-reumatolog si dhe përfaqësues i Federatës Sindikale ka thënë për KALLXO.com se mantelbardhët të hënën do të vendosin për masa të mëtutjeshme që do të dalin pas pezullimit të Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas Selmanit janë 20 vjet që ata janë munduar për paga të dinjitetshme dhe mirëqenie më të mirë, por që politikanët nuk kanë menduar asnjëherë për shëndetësinë.

“Arsyet e grevës sonë tashmë janë të qarta, ne e kemi paralajmëruar grevën për dërgimin e Ligjit të Pagave në Kushtetuese. Pezullimi i këtij ligji dhe kjo nguti është e motivuar politikisht. Ne sot jemi në grevë 8-orëshe. Thërras kolegët që ditën e hënë në ora 11, përfaqësuesit e secilës klinikë, të japin mendimin e vet për hapat e mëtejmë”, ka thënë Selmani.

Ai ka shtuar se mjekët kanë performancë të mirë dhe meritojnë paga më të mira.

“Ne jemi privuar qe 20 vjet nga puna normale në institucionet e shëndetësisë sepse qeveritarët e papërgjegjshëm na kanë lënë me duar lidhur me i shërby këtij populli. Qe 20 vjet jemi pa rroga të dinjitetshme ndërsa shëndetësia si shtyllë e shtetit është dëmtuar skajshmërisht. Për neve tregojnë statistikat se sa punojmë, janë diku mbi 20 mijë e 500 ndërhyrje kirurgjikale që kryhen në vit nga QKUK, mbi 1 milion vizita që bëhen brenda vitit”, ka shtuar si më tej.

Pezullohet Ligji i Pagave, nuk ka paga me rritje për tre muaj