Kino ARMATA planifikon shfaqjen e filmave falas për nxënësit kosovarë

Në periudhën tetor-dhjetor 2020, Kino ARMATA në Prishtinë planifikon të organizojë modulin e parë të platformës joformale edukative të filmit.

Përmes kësaj platforme, grupeve të organizuara të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, do t’u ofrohen shfaqje falas të filmave  dokumentarë ose të shkurtë.

“Në periudhën tetor-dhjetor 2020, Kino ARMATA organizon modulin e parë të platformës joformale edukative të filmit, përmes së cilës grupeve të organizuara nxënësish të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës do t’u ofrohen shfaqje falas të filmave të luajtur, dokumentarë ose të shkurtë mbi temat e të shëndetit mendor, gjithëpërfshirjes, metodave të mësimdhënies dhe mjedisit”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Kino ARMATA-së.

Po sipas njoftimit, ekipi i Kino ARMATA-së është duke bërë përzgjedhjen e filmave, shfaqjet e të cilëve do të përcjellën me ligjëratat e ekspertëve nga fushat e lartpërmendura.

Menaxhenti i Kino Armata fton gjithë udhëheqësit dhe mësimdhënësit e shkollave që deri më 27 shtator 2020  të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar  formularin për pjesëmarrje në adresën elektronike: https://forms.gle/TZViPaZRkYcRsMXh7

Ky projekt është financuar nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së Zyrës së Jashtme Federale Gjermane, Goethe-Institut, dhe partnerët tjerë.

Kino ‘Armata’, Prishtinë