Kina pritet ta dërgojë një përfaqësues të posaçëm në Ukrainë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, të mërkurën për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë.

Kievi kishte kërkuar publikisht bisedime të tilla për muaj të tërë. Zelenskiy e përshkroi bisedën përmes telefonit orës si “të gjatë dhe kuptimplotë”. Xi i tha Zelenskiy se Kina do të dërgojë përfaqësues të posaçëm në Ukrainë dhe do të zhvillojë bisedime me të gjitha palët që kërkojnë paqe, raportuan mediat shtetërore kineze.

Shtëpia e Bardhë e ka mirëpritur thirrjen telefonike, por ka thënë se është shumë herët për të thënë nëse ajo do të rezultojë me një marrëveshje paqeje.

I dërguari i Rusisë në OKB në Gjenevë tha se nuk është arritur asnjë progres real në zgjidhjen e çështjeve të ngritura nga Moska në lidhje me marrëveshjen e drithit të Detit të Zi, e cila do të përfundojë muajin e ardhshëm.

Avionët luftarakë britanikë ndihmuan në një reagim të përbashkët të NATO-s për t’i përgjuar tre avionë rusë, përfshirë edhe dy avionë luftarakë SU-27, mbi Detin Baltik të mërkurën.

Kreu i milicisë private ruse Wagner tha se Ukraina po përgatitet për një kundërsulm “të pashmangshëm” dhe po dërgon njësi të përgatitura mirë në qytetin e shkatërruar lindor të Bakhmutit, për shumë muaj pikë qendrore e luftimeve.

Rusia po i zhvendos qytetarët e varfër nga rajonet e saj të largëta në lindjen e okupuar të Ukrainës, sipas zëvendësministrit të mbrojtjes të Ukrainës,Hanna Mailar. Sipas saj migrimi i brendshëm në Ukrainë po shihet kryesisht në Luhansk.

Në një konferencë për shtyp, presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, ka deklaruar se “nuk ka asnjë vlerë tani të thuash se kush ka të drejtë” në konflikt ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez, Lula tha se “askush nuk mund të dyshojë se brazilianët e dënojnë [pushtimin] e Rusisë. Gabimi ndodhi dhe lufta filloi”./The Guardian