Një spital në qytetin Vuhan - Foto: REL/AFP

Kina njofton rënie të rasteve të reja me koronavirus

Kina ka njoftuar një rënie të rasteve të reja nga koronavirusit.

Të dielën, autoritetet raportuan 2 mijë e 9 raste të reja dhe 142 vdekje të tjera në të gjithë vendin.

Në total më shumë se 68 mijë njerëz janë infektuar në Kinë, me numrin e vdekjeve në 1 mijë e 665, transmeton 21Media.

Jashtë Kinës ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende.

Katër njerëz kanë vdekur – në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni./21Media