Ilustrim
Kina ndalon eksportin e mineraleve kryesore në SHBA
Kina ka ndaluar eksportin e mineraleve kryesore për në Shtetet e Bashkuara, siç janë galiumi, germaniumi dhe antimoni, të cilat kanë mundësi përdorimi për nevoja ushtarake.
Kështu ka bërë të ditur Ministria kineze e Tregtisë më 03.12.2024, një ditë pas masave të fundit të Uashingtonit ndaj çipave kinezë, ka raportuar agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.
Direktiva e Pekinit për artikujt për përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak, që citon shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe që hyn menjëherë në fuqi, kërkon gjithashtu vlerësim më të sertë të përdorimit final të artikujve që shkojnë në Shtetet e Bashkuara.
“Në parim, nuk duhet të lejohet eksporti i galiumit, germaniumit, antimonit dhe materialeve të papërpunuara për në Shtetet e Bashkuara”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Tregtisë të Kinës.
Ndalesat fuqizojnë kufizimet aktuale ndaj eksporteve të mineraleve kritike që Pekini ka nisur t’i zbatojë prej vitit të kaluar, por që nisi t’iu zbatonte vetëm për Shtetet e Bashkuara në përshkallëzimin e fundit të tensioneve tregtare ndërmjet ekonomive më të mëdha të botës para kthimit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, nuk ka pasur asnjë dërgesë kineze të germaniumit ose galiumit të përpunuar dhe të papërpunuar në SHBA këtë vit deri në tetor, edhe pse ishte tregu i katërt dhe i pestë më i madh për mineralet, respektivisht, një vit më parë, tregojnë të dhënat e doganave kineze.
Galiumi dhe germaniumi gjenden në gjysmëpërçues, ndërsa germaniumi përdoret gjithashtu në teknologjinë infra të kuqe dhe në kabllo me fibra optike.
Në të njëjtën mënyrë, dërgesat e përgjithshme të jashtme të produkteve të antimonit ranë në 97 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2024, pas fuqizimit të masës së Pekinit për eksportin.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com