Kina krijon listën e kafshëve që mund të kultivohen për mish

Qeveria kineze ka nxjerrë një draft-listë të bagëtive të cilat mund të konsumohen për mish në vazhdën e epidemisë së coronavirusit, e cila dyshohet të ketë origjine nga kafshët e egra në një treg në Wuhan, raporton CNN.

Lista përfundimtare pritet të publikohet muajin e ardhshëm.

Pekini, ndaloi përkohësisht të gjithë tregun e kafshëve të egra për ushqim pas shpërthimit të epidemisë e cila tashmë është perhapur globalisht dhe ka infektuar më shumë se 1.6 milion njerëz.

Të mërkurën, qeveria kineze ka lëshuar një listë të kafshëve që konsiderohen të përshtatshme për therje si derrat, lopët, pulat e delet

Të tjera si dhelprat e macet janë lënë në listë të kafshëve për t’u mbajtur por jo për therje.

Në listë nuk gjenden kafshët të cilat dyshohen nga shkencëtarët ta kenë shpërndarë virusin te njerëzit si pangolinët, lakuriqët dhe macet civet.